Kapiteni i Çekisë: Kërkojmë fitore ndaj Kosovës   

06 shtator 2019 | 17:43

Kapiteni i Çekisë, Marek Suchy ka paralajmëruar se synojnë fitore në ndeshjen ndaj Kosovës, e cila zhvillohet nesër nga ora 15:00.

Ai ka thënë se duhen të jenë të kujdesshëm për faktin se Kosova ka një ekip cilësor.

“Presim që ta zhvillojmë një lojë ashtu siç dëshirojmë dhe mos të ndikohemi nga asgjë. Secila lojë është shumë e rëndësishme. Ne kemi ardhur për fitore dhe duam fitore. Kosova e ka një sulm shumë cilësor dhe duhet te jemi te kujdesshëm pasi mund te na ndëshkojnë”, ka thënë Suchy.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Socialdemokrate (PSD) ka bërë me dije se të nesër…