Kapiteni i Dukagjinit flet për izolimin e Klinës
16 mars 2020
| 15:50
Ndalimi i aktiviteteve sportive nga Qeveria e Kosovës ka bërë që klubet sportive të ndalojnë edhe seancat stërvitore.
E njëra ndër qytet të prekura nga pandemia ‘koronavirus’ është Klina, ku klubi i Dukagjinit është edhe pjesë e Superligës së Kosovës.
I gjithë qyteti por edhe lojtarët vendas të Dukagjinit tashme janë izoluar në shtepitë e tyre.
“Deri të premten kemi stërvitur dhe në mbrëmje e kemi kuptuar që janë ndaluar të gjitha ndeshjet deri në një kohe të pacaktuar, si qytet jemi të izoluar dhe mendoj që është me së miri për mospërhapjen e virusit”, ka thënë kapiteni, Altin Merlaku për faqen zyrtare të klubit.