Kapiteni i Interit: Nuk besuam se është kaq i rëndë koronavirusi
30 mars 2020
| 23:16
Samir Handanoviq, portieri i Interit, u është përgjigjur pyetjeve të tifozëve në rrjetet sociale. Mes temave të shumta të prekura edhe ajo e emergjencës së Koronavirusit.
“Në fillim të gjithë mendonim se nuk ishte kaq e rëndë sa mendohej, duke e marrë pak si lehtë… Tani jemi të vetëdijshëm dhe ndjekim rregullat. Për pjesën tjetër, shqetësim është normal”.
“Vështirë të ruash përqendrimin. Shoh shpesh ndeshje të tjera sepse më ndihmojmë të jem në klimë futbolli. Bëj çfarë mundem, duke shpikur edhe stërvitje”.