Kapiteni i Italisë është lojtar pa kontratë
15 korrik 2021
| 17:21
Giorgio Chiellini, kapiteni i ekipit kombëtar dhe një nga protagonistët e mëdhenj në fitoren e “Euro 2020”, është aktualisht pa kontratë, pasi ajo me Juventusin skadoi më 30 qershor.
Mbrojtësi veteran luajti gjysmëfinalen kundër Spanjës e finalen e Kampionatit Evropian kundër Anglisë si një lojtar pa një klub. Kontrata e mëparshme e Chiellini parashikonte një pagesë prej 3.5 milionë euro neto në vit.
Pavarësisht nga fakti se në Itali nuk ka dyshime për vazhdimësinë e tij te Juventus, ende nuk ka ndonjë marrëveshje zyrtare midis palëve. Pritet që në javët e ardhshme klubi nga Torino të konfirmojë zgjatjen e kontratës së një lojtari që ka shënuar historinë në sezonet e fundit.