Kapiteni i Milani kërkohet nga dy skuadra
05 prill 2020
| 15:09
Afati kalimtar i verës do të vë shumë skuadra në lëvizje, përfshirë edhe Barcelonën dhe Lazion, skuadra këto që janë në kërkim të një qendërmbrojtësi.
Është kapiteni i Milan, Alessio Romagnoli, lojtari që ka tërhequr vëmendjen e dy skuadrave. Nga Italia raportohet se dy skuadrat janë gati të ofrojnë nga 50 milionë euro për shërbimet e italianit. Romagnoli është nën kontratë me skuadrën ‘Rosoneri’ deri në qershor të vitit 2022.