
Kapiteni Vedat Muriqi lëndohet dhe largohet nga fusha
12 nëntor 2023
| 22:24
Dueli Kosovë – Izrael po luhet sonte në “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 20:45.
Kapiteni i Kosovës, Vedat Muriqi e ka lëshuar fushën i lënduar. Muriqi e la fushën duke çaluar.
Ai është zëvendësuar me Meriton Korenicën.
Kjo ndeshje i takon kualifikimeve për “Euro 2024”.
Pjesa e parë e ndeshjes ka përfunduar 1:0 në të mirë të Kosovës.
Golin e ka realizuar Milot Rashica i cili edhe ky pasi mori shiritin e kapitenit nga Vedat Muriqi u zëvendësua nga trajneri Gliha.