Kapiti, MVP i javës së shtatë në Superligë

29 tetor 2024 | 12:13

Dardan Kapiti është lojtari më i mirë i javës së shtatë të ProCredit Superligës. Qendra e Kosovës tregoi një paraqitje shumë të mirë përballë Borës, duke mbyllur ndeshjen me dyshifror të dyfishtë, 18 pikë e 15 kërcime. Kapiti shtoi edhe dy asistime, dy topa të vjedhur dhe tri bllokada, duke pasur indeksin 30, apo më të lartin e kësaj xhiro. Terrell Brown vazhdon të tregojë ndeshje të mira me Golden Eagle Yllin.

Brown ndaj Proton Cable Prizrenit e mbylli ndeshjen me 24 pikë, tri kërcime dhe katër asistime. Ai pati ndihmë të madhe nga Gëzim Morina, që zhvilloi një sfidë mjaft të mirë përballë prizrenasve me 16 pikë, pesë kërcime dhe katër asistime, duke hyrë në top 5 e javës. Vëllaznimi shënoi fitore në kryeqytet ndaj Sigal Prishtinës, ku më i miri te kuqezinjtë ishte Trey Anderson me 22 pikë, gjashtë kërcime dhe një asistim.

Derbin e kësaj xhiro e fitoi Bashkimi ndaj Pejës, ku prizrenasit vazhdojnë të jenë skuadra e vetme pa humbje me shtatë fitore në shtatë ndeshje, ndërsa te prizrenasit më i miri ishte Lejson Zeqiri, i cili kishte 18 pikë, pesë kërcime e dy asistime.

MVP

Dardan Kapiti (Trepça) 18 pikë, 15 kërcime, 2 asistime, 30 indeksi

Top pesëshja

Dardan Kapiti (Trepça) 18 pikë, 15 kërcime, 2 asistime, 30 indeksi
Terrell Brown (Golden Eagle Ylli) 24 pikë, 3 kërcime, 4 asistime, 27 indeksi
Trey Anderson (Vëllaznimi) 22 pikë, 6 kërcime, 1 asistim, 27 indeksi|
Gëzim Morina (Golden Eagle Ylli) 16 pikë, 5 kërcime, 4 asistime, 20 indeksi
Lejson Zeqiri (Bashkimi) 18 pikë, 5 kërcime, 2 asistime, 19 indeksi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çmimet: 29.10.2024 ÇAGLLAVICË - (Në të dy anët e rrugës)…