Kapiti, ylli i Kosovës në SHBA

04 tetor 2019 | 13:12

Njëri nga basketbollistët më të talentuar të Kosovës është Dardan Kapiti. Ai është vetëm 19-vjeçar, kapiten i Kosovës U20, si dhe basketbollist i Kosovës A.

Kapiti ka luajtur edhe për grupmoshat e reja të Kosovës, derisa është pjesë e Florida Atlantic University në SHBA.

Kapiti shihet si një nga shtyllat e skuadrës për edicionin e ri, derisa është edhe një shembull, se si nga Kosova arrin me punë që të jetë pjesë e një skuadre shumë të rëndësishme në SHBA dhe të luajë në një ligë mjaft të fortë.

Karriera e Kapitit

Dardan Kapiti filloi të merret me basketboll në dhjetor të vitit 2014. Ai u inkuadrua në klubin e basketbollit Kerasan Prishtina, atë kohë në grupmoshën U16. Për 2 vite e gjysmë u aktivizua në Kosovë, ku luajti për grupmoshat U16, U18 dhe kategorinë senior të KB Kerasan Prishtina. Vlen të ceket se gjatë stinorit 2016/17 në Superligën e Kosovës në basketboll, Dardani ka qenë TOP bllokuesi i ligës.

Nga liga e Kosovës, Dardani në gusht të vitit 2017 kaloi në klubin e Holandës “Apollo Amsterdam” dhe pas vetëm gjysmë stinori të kaluar në atë klub ai u transferua në janar të vitit 2018 në shkollën e mesme “The Rock” në Gainesville të Floridës. Në këtë shkollë luajti për 1.5 sezone, dhe pastaj me bursë të plotë u transferua në kolegjin FAU (Florida Atlantic University) në Konferencën C-USA që është një nga TOP 5-6 konferencat më të forta nga 32 sosh sa përmban NCAA divizioni I.

Dardani po ashtu është pjesë standard e Kombëtares së Kosovës në basketboll. Ai luajti 2 vite me kombëtaren U16, 3 vite me kombëtaren U18 dhe deri tani ka qenë 3 herë pjesë e kombëtares U20. Po ashtu është pjesë standard e 12-shes së Kombëtares A, tash e dy vite.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me Ligjin aktual për Hekurudhat, parashihet që vija ndërtimore të…