Kaq do të jetë paga e asamblistit

29 janar 2019 | 13:37

Anëtari i Komisionit Parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, Rasim Selmanaj, ka bërë me dije se Projektligji për paga është një hap i madh drejt nivelizimit të pagave dhe uljes së pabarazisë në sektorin publik.

Selmanaj ka bërë me dije se është ulur koeficienti nga 12 në 10.

Ai ka treguar se në këtë Projektligj janë përkrahur shumë edhe komunat, pasi do të ketë ngritje të pagës së kryetarëve të komunave dhe të asamblistëve.

“Ka ngritje të pagës së kryetarëve të komunave. Tani kryetarët e komunave e kanë koeficientin 8, pra janë barazuar me deputetët e Kuvendit të Kosovës. Po ashtu, asamblistët komunalë kanë ngritje të koeficienteve dhe të pagës. Nga 200 euro sa i kanë marrë deri tani, paga e tyre shkon rreth 530 euro”, ka thënë Selmanaj për “Epokën e re”.

Sot Komisioni për Administratë Publike e ka dërguar në Kuvend Projektligjin për pagat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mefushori Blerim Xhemaili nuk do të largohet nga skuadra e…