Kaq kohë zgjasin proceset gjyqësore të divorcit në Kosovë
Deri në tre vjet mund të shkojë procesi i shkurëzimit të një çifti në gjykatat në Kosovë.
Derisa divorcimi i çifteve mund të bëhet në dy foma, me marrëveshje ose me padi nga njëra palë, e kjo e fundit mund të zgjasë më tepër edhe për shkak të rrethanave të rastit.
Juristi Anton Nrecaj thotë se rastet e divorcit zvarriten në gjykatë për shkak të numrit të madh të rasteve që janë në civile.
“Nuk është gjë e mirë për shkak se edhe si institucione pavarësisht ngarkesës që kanë gjykatat mirëpo është një detyrim kushtetues të cilin e kemi edhe ligjore që gjykatat tona, të e zbatojnë parimin e një gjykimi të drejtë dhe një afat të caktuar,është e paraparë me konventën për të drejtën dhe liritë e njeriut, kjo në praktikë fatkeqësisht në cështjet civile nuk respektohet aspak”, ka thënë juristi Anton Nrecaj.
Sipas tij, rreth 80 % e shkaqeve të divorcimit mes çifteve është dhuna në familje.
“Në këto raste, pavarësisht që janë të ndjeshme, fatkeqësisht pjesa më e madhe e shkurorëzimeve që ndodhin në Kosovë, e i cili është në rritje çdo vitë, janë si pasojë e dhunës në familje”, vijon ai.
Në rrjetin e Grave të Kosovës thonë se gjykatat nuk duhet t’i zgjasin procedurat për rastet e divorcit.
“Viktimat e dhunës në familje, gratë edhe vajzat janë, të kërcënuara vazhdimisht në mënyrë që ato të mos e raportojnë dhunën në familje, përveç kësaj Rrjeti i Grave të Kosovës është dëshmitarja e asaj që edhe në rastet e dhunës në familje, lëndët kur shkojnë me divorc rrinë me vite të tëra në sirtar të gjyqtarëve derisa gjyqtari ta pranojë lëndën e ta vazhdojë procedurën e divorcit”, ka deklaruar Besarta Breznica nga RrGK.
Nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës kanë thënë se janë duke bërë verifikimin e saktësisë dhe cilësisë së të dhënave statistikore sa iu përket rasteve të divorcit.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vitin 2022 janë regjistruar 2 088 shkurorëzime në Kosovë.