Kaq kushton në Kosovë ilaçi që përdori Trumpi për t’u shëruar nga “Korona”

26 tetor 2020 | 08:39

 

Ka rreth dy muaj kur i pari i Shëndetësisë aprovoi kërkesën për importimin e tyre. Në mesin e këtyre medikamenteve, që në klinikat e QKUK-së pacientëve po u propozohet t’i marrin për të luftuar virusin Korona, është edhe ilaçi i parë anti-Covid që e miratoi BE-ja, i njohur si Remdesivir.

Ky i fundit besohet se arrin ta parandalojë zhvillimin e mëtejmë të virusit Korona.

Që nga fillimi i shtatorit Remdesivir po shitet në Kosovë me çmime të ndryshme, varësisht nga shteti që po importohet.

Një nga dy ilaçet e aprovuar në Evropë kundër koronavirusit që është përdorur kohët e fundit gjithashtu për ta trajtuar presidentin e ShBA-së, Donald Trump, (dokument), po shitet në Kosovë deri në 320 euro.

Qytetarët kanë filluar ta blejnë atë nëpër barnatoret e vendit.

E gjendja jo e mirë e një familjari të tij e solli që ta blejë medikamentin që po konsiderohet si goxha i shtrenjtë. Për dy ampula ai pagoi 400 euro.

Çmimore të njëjtë ky lloj i medikamentit që vjen nga dy vende, ka për të gjithë ata që duan ta blejnë në Kosovë.

Por një Remdesivir që vjen nga shteti i Turqisë ka çmime të ndryshme. Çmimi më i lirë i këtij medikamenti është 81 euro.

Prapa kamerave, familjarë që qëndronin te klinikat e QKUK-së, duke u kujdesur për familjarët e tyre, i kanë treguar televizionit se medikamentin Remdesivir e kanë paguar edhe deri në 320 euro. Sidoqoftë, ky ilaç nuk është siguruar nga Ministria e Shëndetësisë për klinikat ku ka të shtrirë pacientë me Covid 19. Kjo e fundit ka arritur të sigurojë një medikament ekuivalent me të lartpërmendurin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grafite mesjetare për të cilat ekspertët besojnë se ishin shkruar…