Kaq në formë nuk e keni parë Georginë
31 gusht 2018
| 20:48
E dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve ndërsa mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias.
Bukuroshja zeshkane mahniti me bukurinë dhe elegancën e saj.
24-vjeçarja dukej e mrekullueshme me një fustan blu seksi nga Twinset Milano.
Fustani ishte i shkurtër dhe i çarë në pjesën e kofshës duke nxjerrë në pah format perfekte trupore të zeshkanes.
Modelja dukej shumë e sigurt dhe e lumtur ndërsa transmetoi ‘magjinë e saj’ para kamerave.
Në tapetin e kuq e në ceremoninë e hapjes së 75 vjetorit të Festivalit të Filmit në Venecia u shfaq me një fustan të zi.