Kaq orë po pritet për të dalë nga Kosova

05 janar 2025 | 14:35

Mërgimtarët që po largohen nga Kosova po presin deri në 3 orë e 20 minuta nëpër pikat kufitare.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) kaq po pritet në pikën kufitare në Merdarë.

Sakaq deri në 2 orë e gjysmë po pritet te Dheu i Bardhë, 2 orë në Mutivodë, ndërsa nga 1 orë në Jarinje.

50 minuta po pritet edhe te pika kufitare në Muçibabë.

Kolonat më të gjata, sipas të dhënave të QKMK-së vijojnë në Merdarë deri në 3 kilometra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ia ka uruar ditëlindjen xhudistit…