Kaq para dha Akademia për Fjalorin Enciklopedik të Kosovës
14 janar 2019
| 21:20
Për Fjalorin Enciklopedik të Kosovës, sipas profesor Milazim Krasniqit, i cili ka qenë një prej redaktorëve të këtij fjalori, janë dhënë rreth gjysmë milioni euro.
Ai, në një polemikë me akademik Mehmet Krajën, ka thënë se ky është një projekt i dështuar. “Janë harxhuar 479.143.85 euro. Pra, afër gjysmë milionë euro!
Ndarja e këtyre parave gjithsesi është interesante dhe në shikim të parë duket edhe abuzizve: për bordin janë paguar 45.480.00 euro, për Këshillin 22.100.00 euro. Për redaktorët janë paguar 59.065.00 euro, për anëtarët e redaksisë së të gjitha fushave janë paguar 35.000 euro.
Për hartuesit e zërave janë harxhuar 111.307.40 euro, për lekturën 8.809 euro etj.”, ka bërë me dije Krasniqi.