Kaq para do t’i japë MKRS-ja Laura Fazliut për medaljen e bronztë

31 korrik 2024 | 08:43

Laura Fazliu i ka siguruar Kosovës medaljen e dytë olimpike, pas Distria Krasniqit që fitoi të argjendtën.

Shpërblimet për Fazliun nuk ndalen me kaq, pasi me këtë sukses pason edhe një shumë monetare nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Kosova i shpërblen më së shumti në rajon sportistët që sjellin medalje nga Lojërat Olimpike.

Medalja e artë shpërblehet me një shumë prej 100 mijë eurosh, e argjendta 60 mijë, si dhe e bronzta 40 mijë euro.

Si fituese e medaljes së bronztë në “Paris 2024”, Laura Fazliut do t’i jepen 40 mijë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, vë në pah se para…