Kaq para ka dhuruar Angela Martini për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri
Me tragjedinë që goditi një javë më parë Shqipërinë është solidarizuar edhe modelja e njohur, Angela Martini.
Përmes një postimi në rrjetet sociale ajo ka bërë të ditur shumë që ka dhuruara dhe këtë thotë e ka bërë për t’i motivuar edhe të tjerë që të ndihmojnë me aq sa kanë mundësi.
Angela publikoj në ‘Instagram’ foton e faturës prej 30 mijë euro të cilën e dha për të dëmtuarit nga tërmeti.
“Tragjeditë qënkan më të dhimbshme kur flasin gjuhën tënde…dhe e vetmja gjë për të cilën lutem këto ditë është Dashuri, Shpresë dhe Dritë për vendin tim. Prandaj nëse nuk e ke bërë ende, solidarizohu dhe ti – ndihmo dike të mos jetë vetëm. Përfundimisht nuk po e postoj këtë kontribut për asnjë nga arsyet që po hamendësoni, nuk do ta bëja kurrë diçka të tillë për publicitet. Po e postoj për të dhënë një shembull dhe për të ftuar të tjerë të veprojnë si unë. Bashkë jemi më të forte.”, ka shkruar Angela.