Kaq para solli mërgata vetëm për një ditë
15 prill 2020
| 00:34
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka bërë me dije se vetëm në ditën e parë pas kërkesës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për mbështetjen e mërgatës për tejkalimin e Covid-19, janë bërë mbi 250 transaksione, mbi 85.000 euro.
“E çdo cent i dhuruar është i fituar me djersë, e nga zemra. Ju faleminderit!”, ka shkruar Nagavci në llogarinë e saj në “Facebook”.
/Epoka e re/