Kaq persona aplikuan për tërheqjen e 10-përqindëshit, ja sa para do të marrin

13 dhjetor 2020 | 17:13

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës ka publikuar statistikat e fundit rreth aplikimi për tërheqjen e 10 për qind të kursimeve në dy ditët e para të aplikimit.

Në faqen e tyre zyrtare në “Facebook” të Trustit janë publikuar të dhënat sipas të cilave janë kategorizuar aplikuesit në bazë të shumës që do të tërheqin nga kursimet e tyre në Trust.

Sipas Trustit, 5 mijë e 779 persona do të marrin nga kursimet deri në 10 euro. 33 mijë e 361 aplikues do të marrin nga 11 deri në 50 euro, 32 mijë e 614 persona do të tërheqin nga 51 deri në 100 euro, 44 mijë e 315 persona do të marrin nga 101 deri në 200 euro, 63 mijë e 964 persona do të marrin nga 201 deri në 500 euro, dhe 51 mijë e 760 persona do të marrin nga 501 deri në 1 mijë euro.

Ndërsa 29 mijë e 10 persona do të marrin nga 1 mijë e deri në 2 mijë euro, 6 mijë e 925 persona do të marrin nga 2 mijë deri në 4 mijë euro dhe 1 mijë e 318 persona do të marrin mbi 4 mijë euro nga kursimet e tyre në Trust.

Deri më tani për tërheqjen e 10-përqindëshit në Trust kanë aplikuar 270 mijë e 46 persona.

 

No photo description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tottenham Hotspur nuk ka mundur të shkojë më shumë se…