Kaq vota grumbulluan kandidatët për deputet të AAK-së në Klinë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e votave të rregullta në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë.
Sipas rezultateve, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është radhitë si partia e katërt më e votuar në nivel vendi me 7,43% apo 58.743 vota të grumbulluara.
Kjo është lista e plotë e votave të marra në Komunën e Klinës nga kjo parti.
Sipas kësaj liste, kandidati për president, Ramush Haradinaj mori 2.595 vota.
Ndërsa kandiadati për deputet më i votuar në Klinë është Agron Bacaj me gjithsej 2.068 vota. pas Bacajt ndër më të votuarit në Klinë janë: Lahi Brahimaj me 1146 vota, Marqe Selmanaj me 1132 vota, Shkëlqim Millaku me 897 vota, Pal Lekaj me 750 vota, Bekë Berisha me 572 vota, Gazmend Syla me 545 vota, Daut Haradinaj me 506 vota etj.