Kaq vota kanë marrë kandidatët e LV-së në Shqipëri
Sipas rezultateve në tabelat e Komisionit Qendror Zgjedhor në Shqipëri të përditësuar deri në orën 13:51 minuta, janë numëruar gjithsejta 2 272 qendra të votimit nga 5 199 qendra të votimit.
Kandidatët për deputetë të pavarur të cilët e kanë pasur edhe përkrahjen nga Lëvizja Vetëvendosje, Boiken Abazi ka marrë 779 vota, Iljaz Shehu 177 vota dhe Kreshnik Merxhani 54 vota, shkruan “Epoka e re”.
Deri tani sipas numërtimit, partia fituese është PS-ja me 317 935 vota ose 49.27 për qind, e ndjekur nga Partia Demokrate me 250 979 vota ose 38.89 për qind.
Partia e tretë është LSI-ja me 45 919 vota ose 7.12 për qind.
E katërta është partia Socialdemokrate e Tomë Doshit më 13 089 ose 2.03 për qind, ndërsa partitë tjera siç është ajo e Jozefina Topallit, Rudina Hajdarit, Astrit Patozit etj, ende nuk e kanë kaluar numri prej 5000 votave.
Sipas votave të numëruara deri më tani, parti parlamentare do të jenë PS-ja, PD-ja, LSI-ja dhe PSD-ja.
http://kqz.gov.al/results/results2021.htm