Kaq vota kanë marrë kandidatët për kryeministër
Në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit më së shumti vota kanë marrë pesë kandidatët për kryeministër nga radhët e tri subjekteve politike dhe dy koalicioneve parazgjedhore.
Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje (LV), Albin Kurti, është lideri më i votuar i këtyre zgjedhjeve me 183 868 vota.
Kurse kandidatja e dytë më e votuar është Vjosa Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 176 188 vota.
Ndërkaq kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli është lideri i tretë më i votuar me 146 763 vota.
Në vendin e katërt është renditur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj me 75 917 vota, kurse në të pestin kryetari i Nismës Fatmir Limaj me 26 014 vota.
Albin Kurti 183 868
Vjosa Osmani 176 188
Kadri Veseli 146 763
Ramush Haradinaj 75 917
Fatmir Limaj 26 014
/Epoka e re/