Kaq vota morën kandidatët e Listës së Vjosa Osmanit në Pejë

20 shkurt 2021 | 13:41

Partia që drejton Albin Kurti ka arritur që të mposhtë Lidhjen Demokratike të Kosovës edhe në bastionin e saj, në Pejë.

Lëvizja “Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit ka marrë 21.067 vota apo 49,14%.

Por sa vota kanë marrë kandidatët për deputetë nga Lista e Vjosa Osmanit. Sipas një liste të publikuar nga ‘indeksonline’, thuhet se Vjosa Osmani ka arritur të marrë afro 17 mijë vota. Donika Gëravlla ka marrë mbi 5 mijë, derisa Haxhi Avdyli, Faton Peci e Doarsa Kica kanë marrë më pak.

 

Më poshtë, lista e plotë:

Vjosa Osmani 16691
Donika Gërvalla 5201
Haxhi Avdyli 1096
Faton Peci 895
Doarsa Kica 395

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të hënën do të vendos nëse…