Kaq vota morën Osmani, Hoxhaj, Hoti dhe Haradinaj
04 mars 2021
| 11:59
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur sot rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.
Sipas rezultateve, Vjosa Osmani, që garoi në kuadër të listës së Vetëvendosjes ka marrë më së shumti vota, përkatësisht 300.788 vota, shkruan “Epoka e re”.
Kreu i LV-së, Albin Kurti nuk u lejua që të garojë për deputet, për shkak të një dënimi të formës së prerë, për hedhje të gazit lotsjellës në ambientet e kuvendit.
Ndërkaq, bartësi i Listës së PDK-së, Enver Hoxhaj ka fituar 100.518 vota, pasuar nga Avdullah Hoti i LDK-së me 69.640 vota, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka siguruar 41.406 vota dhe Sllavko Simiq nga Lista Serbe ka fituar 19.728 vota.