Karabaxhaku humbi nga Oostwouderi
22 qershor 2019
| 13:51
Pingpongisti Fatih Karabaxhaku pësoi humbje nga holandezi me përvojë Ewout Oostwouder, në raundin e parë të Lojërave Evropiane “Minsk 2019”.
Karabaxhaku u mund 4:0 në sete. 16-vjeçari me të ardhme të ndritur, përkundër dëshirës dhe përkushtimit nuk arriti të tregoj aftësitë e tij, në ndeshjen eliminuese.
Në garat individuale të pingpongut po marrin pjesë 48 pingpongistët më të mirë të Evropës, ndërsa Fatihi u ftua përmes vendeve të Univerzalitetit.