Karabaxhaku mëson kundërshtarin në Lojërat Evropiane
21 qershor 2019
| 16:54
Pingpongisti Fatih Karabaxhaku ka mësuar shortin për garat e pingpongut që nisin nesër (e shtunë), në kuadër të Lojërave Evropiane “Minsk 2019”.
16-vjeçari do të përballet me holandezin, Ewout Oostwouder. Gara e tij zhvillohet të shtunën në Qendrën Olimpike të Tenisit, me fillim prej orës 11:00.