Karabinierët italianë ndihmojnë disa familje në nevojë në Leposaviq dhe Prishtinë
06 maj 2024
| 17:31
Misionit i NATO-s, KFOR, ka bërë të ditur se karabinierët italianë kanë ndihmuar disa familje në nevojë në Leposaviq dhe Prishtinë.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se KFOR-i të udhëhequr nga NATO vazhdon aktivitetet e saj në mbështetje të komuniteteve lokale.
“Karabinierët dhuruan artikuj ushqimorë dhe pajisje elektrike për familjet në nevojë në Leposaviq dhe Prishtinë”.
“Kjo nismë është pjesë e aktiviteteve të rregullta të KFOR-it në mbështetje të të gjitha komuniteteve”, thuhet në njoftim.