
Karahoda tri javë jashtë fushës
18 mars 2019
| 15:57
Sulmuesi Fatih Karahoda është lënduar në ndeshjen ndaj Dritës. Ai pritet ti mungojë skuadrës së Lirisë deri në tri javë si pasoj e lëndimit të pësuar në fytyrë.
“Pas ekzaminimit mjekësor Fatih Karahoda të martën në QKUK në Prishtinë do t’i nënshtrohet një intervenimi kirurgjik në mollëzën e fytyrës dhe pritet të jetë larg fushës së blertë për rreth tre javë. KF Liria i dëshiron Karahodës shëndet dhe kthim sa më të shpejt në fushë”, thuhet në njoftimin e skuadrës nga Prizreni.
/Epoka e re/