Karaqi fiton medaljen e bronztë në Japoni
22 korrik 2018
| 16:03
Alvin Karaqi ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të karatesë për Universitete, të mbajtur në Kobe të Japonisë.
Karaqi e fitoi të bronztën përmes repesazhit, kategoria -84 kilogramë. Karateisti tjetër, Elhami Shabani, pësoi humbje në luftën për medaljen e bronztë përmes repesazhit. Me karateistët ishte edhe sekretari i Federatës së Karatesë së Kosovës, Nazi Gashi, që ishte në cilësinë e trajnerit.
Kosova u përfaqësua nga Federata e Sportit Universitar të Kosovës, e cila është anëtare e plotë e Federatës Ndërkombëtare të Sporteve Universitare (FISU).