Karaqi, fituesi i medaljes së artë në Evropian e karatesë
01 janar 2018
| 21:24
Karateisti Alvin Karaqi është kampioni i edicionit të sivjetmë në Kampionatin Evropian për Universitete.
24-vjeçari nga Prishtina e ka përfaqësuar Universitetin e Prishtinës, Kosovën si shtet, si dhe Federatën e Karatesë së Kosovës, dhe arriti një sukses të jashtëzakonshëm. Deri te ky sukses Karaqi mposhti pesë kundërshtarë: Malin e Zi, Gjermaninë, Francën, Turqinë në gjysmëfinale dhe Hungarinë në finalen e madhe.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)