Karateistët e Kosovës paraqitje pozitive në Premier Ligën e Japonisë

15 tetor 2018 | 13:44

Përfaqësuesja e Kosovës në Karate mori pjesë në Premier Ligën “Tokyo Premiere League 2018”, që u mbajt në Japoni Adelina Rama u rendin e 9-ta, në një konkurrencë shumë te fortë. Adelina Rama kishte një paraqitje shumë te mirë në “Tokyo Premiere League 2018”, ajo mori pjesë ne kategorinë deri në 61 kilogram, ku fitoj nga garuesja e Indonezisë, Azerbajxhanit, humbi nga garuesja Francës, kurse në repasazh për vendin e tretë humbi nga garuesja e Kroacisë.

Adelina Rama u rendin e 9-ta, në një konkurrence shumë te fortë, ku kjo paraqitje është e vlefshme për normën Olimpike. Kurse Fortesa Orana u paraqitë në kategorinë mbi 68 kilogram humbi nga garuesja e Japonisë. Orges Arifi, në kategorinë deri në 61 kilogram humbi nga garuesi i Sllovakisë. Alvin Karaqi deri në 84 kilogram fitoi nga ai i Kanadasë, Spanjës, kurse humbi nga ai i Kazakistanit.Në “Tokyo Premiere League 2018” nga FKK-ja, drejtësinë e ndau edhe Ardian Muhadri, gjyqtarë me licencë botërore.

Pjesë e ekspeditës ishin edhe kryetari i Federatës se Karatesë, Ismet Krasniqi, përzgjedhësi i përfaqësueses se Kosovës, Isak Curri, që u ndanë të kënaqur me paraqitjen e garuesve te Përfaqësueses se Kosovës në Karate.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liga e Kombeve është kompeticionin më i ri në Evropë…