Karateistët e Kosovës rrëmbejnë tri medalje të bronzta në Kampionatin Evropian

31 dhjetor 2020 | 17:02

Tre karateistët e Kosovës arritën të stolisen me medalje të bronztë në Kampionatin Evropian “Budapest 2020”, që u mbajt për grupmoshat kadetë, juniorë dhe U-21.

Albulena Gërvalla, Vesa Ibrahimi dhe Benjamin Shabani fituan medaljet e bronzta në grupmoshën U-21. Sukses arriti edhe Djellza Sejdijaj që shënoi dy fitore, ndërsa garuesit e tjerë u ndalën kryesisht në luftën e parë dhe të dytë.

Një ditë më parë Betim Maliqi kishte fituar, po ashtu, të bronztën për juniorë (kategoria -68 kg). Karateja u përfaqësua në evropian me 29 garues.

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka njoftuar se Avdullah Hoti…