Karateistet e Kosovës zënë vendin e tretë në Kampionatin Ballkanik në Mal të Zi

02 mars 2025 | 23:53

Karateistet e Kosovës kanë shënuar një rezultat të mirë në Kampionatin Ballkanik. Ata në Budva të Malit të Zi, zunë vendin e tretë.

Dy medalje të bronzta në individual edhe një në ekipore, është bilanci i suksesit të Kombëtares së Kosovës.

Fortesa Orana dhe Diellza Mahalla fituan medaljet në kategorinë 68+ kg. Në të njëjtën kategori, Diellza Sejdijaj u rendit e pesta.

Në ekipore, medaljen e bronztë e fituan sërish vajzat, ndërsa djemtë u renditën në vendin e pestë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një rast i rëndë ka ndodhur në familjen Aliu nga…