Karateistët kërkojnë pikë Olimpike në Tokio
04 shtator 2019
| 15:06
Përfaqësuesja e Kosovës në karate ka udhëtuar drejt Tokios së Japonisë, ku prej 6-8 shtator 2019 do të mbahet Karate 1 Premier Liga, garë kjo e rëndësishme për pikë Olimpike “Tokyo 2020”.
Kosovën e përfaqësojnë garuesit: Herolind Q. Nishevci (+84 kg), Alvin F Karaqi (-84 kg), Elhami Shabani (-75 kg) dhe Fortesa Q. Orana (+68 kg), si dhe përzgjedhësi, Ylber Syla. Të gjithë karateistët janë duke ndjekur normën Olimpike.