Karateistët pa medalje në Kinë
10 dhjetor 2018
| 12:02
Katër karateistë e përfaqësuan Kosovën në garën Karate1 Series A që në fundjavë u mbajt në Shanghai të Kinës. Por asnjëri nuk ia doli të fitonte medalje.
Kështu Adelina Rama garoi në kategorinë deri 61 kilogramë, ndërsa u ndal në luftën e dytë. Në kategorinë mbi 68 kilogramë garoi Fortesa Orana që u ndal në luftën e tretë, shkruan “Koha Ditore”.
Paraqitjen më të mirë e kishte Orges Arifi që në kategorinë deri 60 kilogramë shënoi tri fitore për t’u ndalur në luftën e katërt. Alvin Karaqi në kategorinë deri 84 kg u ndal në luftën e dytë.