Karateistët rrëmbejnë 9 medalje në Kroaci

08 korrik 2019 | 13:57

Tri medalje të arta dhe gjashtë të bronzta është bilanci i medaljeve të fituara nga karateistët e rinj në Karate 1 Ligën e të Rinjve, të mbajtur në Umag të Kroacisë, prej 5-7 korrik 2019.

Komiteti Olimpik i Kosovës përgëzon suksesin e komunitetit të karatesë, duke iu uruar vazhdimësi edhe në garat e ardhshme ndërkombëtare.

Fituesit e medaljeve: Melos Gashi, Benjamin Shabani, Denisa Shabani, Albinot Selmani, Betim Maliqi, Islam Selmani, Gent Peci, Diana Kajtazi, Albrim Samahodaj.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka raportuar…