Karateistët, sytë kah “Tokyo 2020”
10 janar 2018
| 10:52
Karateistët e Kosovës janë duke shikuar vetëm nga Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.
Trajnerja Shqipe Zogiani është optimiste se Kosova në këto gara do të përfaqësohet të paktën me një garues nga sporti i karatesë. Sportistët që synojnë të marrin pjesë në Lojërat Olimpike janë Herolind Nishevci, Alvin Karaqi, Orges Arifi dhe Fortesa Orana.
“Kjo është faza finale e përgatitjeve pasi më 26 janar fillon gara e parë ‘Paris Open’ e cila llogaritet si gara kryesore për mbledhjen e pikëve olimpike dhe po shpresoj se me këtë skuadër të jemi në Tokio. Do të ishte kënaqësi që edhe vetëm ndonjëri nga këta garues ta fitojë normën olimpike dhe ne të përfaqësohemi në Lojërat Olimpike”, ka thënë Zogiani.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)