Karateisti Amar Sinidolli premton shumë

02 prill 2022 | 22:01

Amar Sinidolli është tetë vjeç dhe entuziazmi i tij premton shumë.

Amari ushtron në klubin e karatesë “Kolosi” në Prishtinë, që nga mosha 6 vjeçare. Amari është duke treguar një pjekuri të madhe në këtë sport luftarak. Ai pritet të arrijë suksese gjatë karrierës së tij sepse ka guximin dhe vendosmërinë ani pse është në moshë të njomë.

Amari deri tani ka marrë pjesë katër herë në gara të grup moshës së tij, dhe ka arritur të marr shiritin e kuq. Amari e premtën ka udhëtuar për në Mal të Zi për të mare pjesë në gara.

I pyetur nga “Epoka e re”, se kush e ka nxitë që të bëhet karateist, Amari thotë se ky sport i ka pëlqyer çdo herë por idol në Kosovë e kam Ylber Sylën të cilin e kam edhe trajner në klubin ku ushtroj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester United nuk ka mundur të shkojë më shumë se…