Karateistja që premton shumë
Riga Dresha, karateistja nga Peja, e cila jeton në Prishtinë është nxënëse e shkollës “Hasan Prishtina”.
Riga përpos shkollës, ajo i kushton shumë rëndësi edhe sportit, në veçanti sporteve luftarake.
Ajo me karate ka nisur të merret që nga mosha shtatëvjeçare, ku po atë vit e fitoi edhe titullin e parë, ndërsa deri më tani numëron 63 medalje; 53 të arta dhe të tjerat të argjendta e bronzta.
Riga bën pjesë në Klubin e Karatesë “Prishtina”, ndërsa tash në moshën 12-vjeçare është pesë herë kampione e Kosovës, si dhe e rajonit, njëherësh kampione mbarëkombëtare.
Në një bisedë për gazetën “Epoka e re”, ajo ka theksuar se pret ta përfaqësojë Kosovën edhe në gara ndërkombëtare për t’i sjell vendit medalje.
Riga buzëqeshet dhe me krenari thotë se në një të ardhme të afërme do të ngritët flamuri i Kosovës edhe për të. “Do të ushtroj shumë që të sjelli në Kosovë medalje të arta, ashtu siç po sjellin edhe sportistët tjerë nga garat ndërkombëtare”, është shprehur me plotë entuziazëm, e ardhmja e Kosovës në karate, Riga Dresha.
Kujtojmë se karateistja Riga Dresha para se të merret me sportin e karatesë ajo është marrë që nga mosha 4katërvjeçare edhe me balet, ku në atë kohë ishte përzgjedhur ndër balerinat më të mira në Kosovë.
Riga ka marrë pjesë edhe në gara ndërkombëtare si në Maqedoni, Mal të Zi dhe Shqipëri.
Po ashtu, Riga ka pasur ftesë të marrë pjesë edhe në garat që janë mbajtur në Kroaci, por kishte pësuar një lëndim serioz duke ia pamundësuar pjesëmarrjen në këtë garë.