Kardashian: Nuk kam kryer marrëdhënie me dikë prej vitesh

21 mars 2025 | 08:34

Khloe Kardashian ka folur hapur për jetën e saj intime në episodin më të fundit të reality show-t The Kardashians. Gjatë një bisede me motrën e saj Kim dhe parukierin Chris Appleton, ajo pranoi se nuk ka qenë intime me askënd për një kohë të gjatë.

Ndërsa darkonin në Itali, Chris bëri shaka: “Le të gjejmë një të dashur për Khloe”. Por Khloe, e cila tani është 40 vjeç, u përgjigj sinqerisht: “Nuk kam qenë intime për një kohë shumë, shumë të gjatë.” Në rrëfimin e saj para kamerave, ajo shtoi: “Po kthehem në fillim, sikur të isha rilindur”.

Kim dhe Chris vazhduan ta pyesnin për jetën e saj romantike, duke dashur të dinin saktësisht sa kohë kishte kaluar që nga lidhja e saj e fundit. “Jeni të fiksuar me faktin që nuk kam bërë seks prej vitesh,” tha ajo. “Mund ta gjeja lehtësisht dikë për këtë, por nuk dua”.

Foto: Khloe Kardashian/Instagram

Edhe pse jeta e saj seksuale është në pauzë, Khloe ka disa ide të veçanta për të ardhmen. “Në Instagram pashë dikë që ishte martuar me Kullën Eiffel, me ushqim, një celular dhe diçka tjetër”, tha ajo me shaka. Khloe, e cila ishte e martuar me Lamar Odom nga 2009 deri në 2016, shtoi: “Ndoshta do të jem unë pas disa vitesh, duke u martuar me shtratin tim”.

Me buzëqeshje, ajo shtoi: “Do të ishte bukur. Do të martohesha me shtratin tim. E di që do të kthehem aty çdo natë, do të jetë gjithmonë aty për mua, do të më përqafojë sa herë të dua… dhe kurrë nuk do të më kundërshtojë”.

Foto: Khloe Kardashian/Instagram

Më vonë, ndërsa largoheshin nga restoranti, Khloe përmblodhi situatën: “Njerëz, jeta ime romantike nuk ekziston”.

Më vonë gjatë mbrëmjes, në koncertin e Andrea Bocellit, tema e dashurisë së saj u rikthye sërish. Kim bëri shaka se tenori i njohur mund të këndonte në dasmën e Khloe-s, ashtu siç kishte bërë në dasmën e saj me Kanye West në 2014 dhe atë të Kourtney Kardashian me Travis Barker në 2022.

“Por unë nuk kam të dashur. Nuk kam askënd për momentin, kështu që kemi kohë për ta pyetur,” u përgjigj Khloe. “Madje as nuk fle me askënd. E di që është shumë informacion… Por, le të më telefonojë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një objekt kulti është përfshirë nga flakët në orët e…