Kardashian provokon ndjekësit me dy fotografi të reja

05 prill 2019 | 23:16

Edhe gjatë udhëtimeve të lodhshme, Kim Kardashian nuk heziton të marrë poza joshëse. Kim Kardashian ka publikuar dy fotografi të reja në llogarinë e saj në Instagram.

Bukuroshja u shfaq atraktive e veshur me një fustan goxha të shkurtër dhe një palë sandalle, në të cilat dukej tejet elegante. Kim këto imazhe i ka realizuar në avionin privat, ndërsa në plan të parë kishte vënë këmbët seksi.

Për ndryshe, Kim Kardashian është nënë e tre fëmijëve, së shpejti pritet që të vije në jetë fëmija i katërt nga një nënë surrogate.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liverpool e ka mposhtur 3-1 me përmbysje Southampton dhe ka…