Kardiokirurgjia shënon numër rekord të operimeve në zemër të hapur

20 janar 2025 | 15:28

Shërbimi Klinik i Kardiokirurgjisë, gjatë vitit 2024 ka shënuar numër rekord të ndërhyrjeve në zemër të hapur. E falë rinovimeve që kanë ndodhur po në këtë njësi janë krijuar mundësitë që të rritet edhe numri i operacioneve më të komplikuara për pacientët.

Përmirësimet infrastrukturore që kanë ndodhur vitin e kaluar kanë rritur numrin e shtretërve në njësinë intensive, por edhe në gjithë klinikën, thotë drejtori i Shërbimit klinik të Kardiokirurgjisë, Shpejtim Shurdhiqi.

“Ka qenë një vit jashtëzakonisht i suksesshëm për shërbimin klinik të kardiokirurgjisë, gjatë vitit 2024 kemi arritur që të bëhet një rinovim i klinikës në tërësi e cila ka krijuar një hapësirë të mirë për të gjithë stafin, e posaçërisht për pacientët. Ajo që është me rëndësi është arritur që të rritet numri i shtretërve në intensiv, është rritur numri nga 4 në 10 shtretër, ndërsa në repart është rritur numri prej 14 në 17. Kështu që kjo hapësirë e rritur, rinovimet e pjesës së nën-kulmit ka bërë që të kemi një aktivitet më të shtuar të ndërhyrjeve kirurgjike në repartin tonë. Kemi arritur që ky numër i operacioneve të rritet ndjeshëm, përderisa më herë janë realizuar 6-7 operacione brenda javës tash kemi arritur që ky numër të arrijë në 10, shto edhe rastet urgjente apo emergjente të cilat kryhen gjatë tërë javës. Kjo ka ndikuar në masë të madhe që të kemi gradualisht edhe zvogëlim të listës së pritjes, e cila mendoj se në të ardhmen, ky numër i listës së pritjes do të reduktohet edhe më tutje”, thotë Shurdhiqi.

E numër rekord të operimeve kjo njësi ka shënuar vitin e kaluar.

“Vitin e kaluar është një numër rekord i operimeve gjatë historisë së kardiokirurgjisë, deri në fund të dhjetorit kemi arritur që të kryhen 372 intervenime kirurgjike në zemër të hapur. Kjo siç ka thash ka ndikuar që edhe lista e pritjes lehtësisht të arrihet dhe të zvogëlohet”, ka theksuar kardiokirurgu Shurdhiqi.

Në Kardiokirurgji duke nisur nga viti i kaluar është rritur edhe numri i operimeve të komplikuara në zemër të hapur.

Drejtori i kësaj njësie, Shpejtim Shurdhiqi, thotë se planifikojnë që në periudhën dy deri tri vjeçare të realizohen më shumë ndërhyrje me metoda minimale invazive.

Shërbimi i Kardiokirurgjisë po planifikon që përgjatë këtij viti të pasurohet edhe me pajisje të reja. (Ksp)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Agim Ademi ka pritur sot në takim dy ish-futbollistët…