Karem: Transformimi i FSK-së të bëhet në koordinim me ShBA-të
Asistenti i Sekretarit të Mbrojtjes së ShBA-ve, Robert S. Karem, është takuar me ministrin e FSK-së, Rrustem Berisha dhe komandantin e kësaj force gjenerallejtënant Rrahman Rama, me të cilët ka diskutuar rreth transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës.
Zyrtari i lartë amerikan ka vlerësuar se procesi i transformimit të FSK-së duhet të jetë kushtetues dhe me hapa të koordinuar me ShBA-të dhe partnerët tjerë strategjik.
Ai ka folur edhe për interesimin e madh që ShBA-të po i kushtojnë zhvillimeve në fushën e sigurisë në Ballkan dhe më gjerë.
Me këtë rast, Karem ka vlerësuar lartë përkushtimin që procesi i transformimit të FSK-së të jetë transparent dhe mbi baza kushtetuese dhe me hapa të koordinuar me ShBA-të dhe partnerët tjerë strategjikë.
Ndëkaq ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, ka falënderuar ShBA-të për ndihmën e gjithanshme për FSK-në.
Ai e ka siguruar mysafirin se transformimi i FSK-së do të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese dhe në koordinim me partnerët strategjikë, proces i cili do të jetë shumë transparent.
Ndërsa, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant, Rrahman Rama, ka deklaruar se FSK-ja është forcë profesionale, me koncept perëndimor dhe e mbështetur në koncepte dhe doktrinën amerikane.