Karen Pierce: Mbështesim anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL
14 nëntor 2018
| 19:21
Ambasadorja e Britanisë së Madhe, Dame Karen Pierce, ka folur sot në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit rreth Kosovës.
Ajo ka përkrahur progresin e arritur të shtetit të Kosovës në këto vite.
Ajo ka shfrytëzuar rastin që të shprehë përkrahjen e Britanisë së Madhe, në anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, duke thënë se kjo do të ishte në të mirë të të gjithëve.
“Duke shikuar Kosovën e viteve të 1999 dhe Kosovën e tanishme, tani mund ta shihni deri ku ka arritur ky shtet. Progresi ka stagnuar nga vetë institucionet e Serbisë, ndërsa në emër të Britanisë së Madhe, e përkrah anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, si një hap i rëndësishëm për këtë shtet”, ka thënë Pierce.