Karikoo dhe Weissman fitojnë Nobelin për vaksinën kundër Covid-it
02 tetor 2023
| 12:48
Çmimi Nobel për mjekësi u është dhënë Katalin Kariko dhe Drew Weissman për zbulimet që mundësuan zhvillimin e vaksinave efektive “mRNA” kundër COVID-19.
Thomas Perlmann, sekretari i Asamblesë së Nobelit, ka shpallur të hënën çmimin në Stokholm, “EuroNews”.
Çmimet Nobel kanë një çmim në të holla afërsisht 950 mijë euro.
Ndryshe, njoftimet Nobel vazhdojnë me çmimin e fizikës të martën, kimisë të mërkurën dhe letërsisë të enjten. Çmimi Nobel për Paqe do të shpallet të premten dhe çmimi i ekonomisë më 9 tetor.