‘Karitas Kosova’ dhuron 27 shtretër dhe komodina për QKUK-në
15 dhjetor 2017
| 14:26
“Karitas Kosova” ka dhuruar në formë të donacionit, 27 shtretër, 32 komodina, 33 dyshekë për nevoja të klinikave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Me rastin e pranimit të këtij donacioni, ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), Basri Sejdiu, ka theksuar se ky donacion është një ndihmëse e madhe për QKUK-në
Ndërsa Don Viktor Sopi nga “Karitas Kosova”, ka thënë se nga mundësitë që kanë, ky donacion është vetëm minimumi i asaj që duhet për shëndetësinë. QKUK-ja menjëherë ka filluar me shpërndarjen e donacionit për klinikat të ndryshme brenda saj.