Karius mbetet portieri i parë i Liverpoolit
05 korrik 2018
| 13:28
Portieri gjerman, Loris Karius pritet të jetë portieri i parë i Liverpoolit edhe në edicionin e ri futbollistik.
“Reds” kërkuan transferimin e portierit të Romës, Alisson Beckerin dhe atë të Atletico Madridit, Jan Oblakin, por marrëveshjet dështuan dhe gjermani edhe përkundër dy gabimeve në finale ndaj Realit do të jetë numri një në portën e Liverpoolit.
/Epoka e re/