Karius nënshkruan për Schalke 04

14 janar 2025 | 15:42

Loris Karius është portieri më i Schalke 04. Klubi gjerman zyrtarizoi afrimin e 31-vjeçarit, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Karius, do të qëndrojë te kjo skuadër, deri në fund të sezonit. Ai është aktivizuar së fundmi në radhët e Newcastle, ndërsa ka mbajtur veshur edhe fanellat e Liverpool dhe Mainz.

“Schalke 04 është një klub i madh me tifozë shumë pasionantë. Është një skuadër që e kam njohur në të kaluarën gjatë vizitave të mia këtu si kundërshtar. Jam i lumtur që i bashkohem këtij ekipi dhe jam i vendosur të jap më të mirën time”, ka thënë Karius pasi firmosi në Gjermani me Schalke.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dita e tretë e Kampit stërvitor me futbollistët kandidatë potencialë…