Kariusi afër Beshiktashit
Blerja e Alisson Beckerit nga Liverpooli, mbylli hapësirat për Loris Karius, që vendosi përfundimisht të largohet dhe tani raportohet se ai do të vazhdojë karrierën në kampionatin turk.
Karius është afër të nënshkruajë një kontratë huazimi dy vjeçare me Beshiktashin, që do t’i paguajë dy milionë euro Liverpoolit dhe një pagë prej 1.5 milionë eurosh në sezon portierit gjerman, që do të kërkojë të rikthehet edhe njëherë në nivele të larta.
Vetë Jurgen Klopp inkurajoi bashkëkombësin e tij, duke thënë se ka moshën e duhur për t’u përmirësuar dhe për t’u rikthyer edhe njëherë në arenën e më të mirëve, por këtë herë si protagonist pozitiv.
Karius ka qenë një prej fajtorëve kryesor që Liverpooli e ka humbur finalen e Ligës së Kampionëve sezonin e shkuar, pasi dy gabime amatoreske të tij, i kanë kushtuar “Reds”, me trofeun më prestigjioz evropian.