Karkaleca me armë kimike
15 korrik 2018
| 14:10
Gjurmët e një agjenti kimik u gjetën në karkaleca të kapura pranë ishullit suedez të Maseskarit, ku 28 anije me armë kimike dhe armë të tjera u fundosën nga aleatët pas Luftës së Dytë Botërore, ka njoftuar Agjencia Kombëtare e Ujit Suedez.
Kimikati sulmon mukozën dhe mushkëritë, duke shkaktuar teshtimë, kollitje, dhimbje koke dhe vjellje tek njerëzit.