Karkalecat pushtojnë Los Angjelosin
28 korrik 2019
| 15:15
Los Angjelosi është pushtuar nga karkalecat. Insektet që kanë trembur vendas e turistë, kanë vërshuar masivisht nëpër qytet gjatë migrimit të tyre drejt veriut. Sipas ekspertëve, gjendja mund të vazhdojë të paraqitet e tillë për javë të tëra. Tufat e karkalecave kanë qenë aq të mëdha në disa raste, sa autoritetet janë detyruar të paralajmërojnë drejtuesit e automjeteve për ulje të shikueshmërisë në rrugë. Specialistët mendojnë se popullata e karkalecave mund të ketë marrë hov nga pranvera e lagësht, me një nivel më të lartë reshjesh shiu se zakonisht.